Aktualitet

‘Pagova të kaloja natën me të’, flet 28-vjeçari që vrau shqiptaren në Francë: Kryem marrëdhënie seksuale dhe patëm

29 Dhjetor 2019, 20:10 Nga DOSJA
‘Pagova të kaloja natën me të’, flet

FRANCË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjàrja e rëndë që ndodhi natën e Krishtlindjes, ku një shqiptare u vrà nga një 28-vjeçar. Mediat vendase kanë ‘zbërthyer’ atë që ndodhi me Brunilda Sadushi Kovaçin natën e Krishtlindjeve në Mugins në afërsi të Kanës. Më tej mësohet se është zbuluar autori i ngjarjès dhe bëhet fjalë për një 28-vjeçar që punonte si shofer kamioni i cili është arrestuar që prej ditës kur ka kryer krímin.

Para policëve ai ka pranuar krímin dhe u justifikua se kishte humbur arsyen, në momentin kur kishte vràrë Brunildën. Prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari 28 vjeç, kishte pranuar se kishte vràrë nënën me një fëmijë të mitur gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të.

I akuzuari kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuàle me shqiptaren të cilën më pas e vràu dhe e transportoi, e cila u gjet e djegur dhe zhveshur.

I riu pranoi se e kishte takuar viktímën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi për shkaqe që do të konfirmohen më vonë humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktímën në një vend që ai e dinte se ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin”, ishte kjo deklarata e prokurorit.

Fabienne Atzori e ka përshkruar autorin si një djalë të ri me precedentë të mëparshëm penal por nuk zbuloi identitetin e tij. Një autopsi e viktímës pritet të kryhet të hënën, ndërsa prokurorí tha se deklaratat e të dyshuarit “janë në përputhje me vëzhgimin mjeko-ligjor paraprak.”

37-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Brunilda Kovaci (Sadushi), është gjetur e pájetë më 25 dhjetor të këtij viti në një pyll në Francë. Pjesërisht e zhveshur dhe e djégur, nënë tre fëmijëve, bashkë me djalin 3-vjeçar që kishte marrë me vete, me origjinë nga qyteti i Beratit, vuri në alarm autoritétet lokale, kur trupi i saj i pájetë u gjet në një park në Mougins.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet brunilda kovaci fabienne atzori brunilda kovaci fabienne atzori

Sondazh

Poll