Aktualitet

‘Fly Ernest’ i pézullohet licensa, reagon Autoriteti Civil Shqiptar, apel qytetarëve: Konfirmoni biletat para datës së f

29 Dhjetor 2019, 13:52 Nga DOSJA
‘Fly Ernest’ i pézullohet licensa, reagon Autoriteti Civil

TIRANË- Pas pezullimit të licensës së kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’, Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) ka reaguar duke konfirmuar se mbylljen e kësaj kontrate është  e vërtetë, ndërsa ju bën apel qytetarëve që të konfirmojnë biltat e prenotuara.

Por deri më 13 janar të 2020 fluturimet do të vijojnë për biletat e rezervuara, por nuk ka më në shitje bileta prej datës 13 janar.

Autoriteti Aviacionit Civil e ka bërë këtë sqarim përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: Nëpërmjet deklaratës për shtyp n. 96/2019 të Autoritetit Italian të Aviacionit Civil (ENAC), njoftohemi se ENAC ka nxjerrë aktin e pezullimit të licencës së kompanisë ajrore “Ernest”, duke nisur nga 13 Janari 2020.

Postimi i plotë:
Nëpërmjet deklaratës për shtyp n. 96/2019 të Autoritetit Italian të Aviacionit Civil (ENAC), njoftohemi se ENAC ka nxjerrë aktin e pezullimit të licencës së kompanisë ajrore “Ernest”, duke nisur nga 13 Janari 2020.
Pezullimi do të hyj në fuqi më 13 Janar 2020, me qëllim që t’i jap kohë kompanisë për të informuar pasagjerët për anullimin e fluturimeve apo për t’i mbrojtur ata që e kanë prerë një biletë udhëtimi.
Sipas vendimit të ENAC, edhe pse licenca e kompanisë mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, duke marrë parasysh festat në Shqipëri dhe Ukrainë, “Ernest” nuk do mund të nxjerrë më bileta në shitje. ENAC gjithashtu vlerëson se lejimi i licencës deri në 13 Janar nuk rrezikon sigurinë në operim të kompanisë.
Gjatë kësaj kohe, nëse transportuesi siguron elementët e garancisë të kërkuara nga Rregullorja (KE) nr. 1008/2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian dhe këto elementë vlerësohen në mënyrë të favorshme nga ENAC, masa e pezullimit mund të revokohet.
Nga ana e tij, Autoriteti i Avicionit Civil Shqiptar, ka vendosur menjëherë kontaktin me autoritetin italian, për të marrë më shumë informacion për situatën e krijuar dhe për planin e kompanisë për mbrojtjen e pasagjerëve që mund të preken.
AAC i bën apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë prerë bileta me këtë kompani ajrore, që të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë ose agjencinë e biletës para ditës së fluturimit.

Kujtojmë që qytetarët shqiptarë janë ankuar gjithmonë për mungesën e shërbimit dhe mos korrektesën me këtë linjë ajrore që kanë përdorur më së shumti drejt Italisë, vendi fqinj në të cilin jetonjë dhe punojnë një numër shumë  i lartë i emigrantëve  shqiptarë. Në një denoncim të  disa muajve më parë në redaksinë e Dosja.al, u mësua se qyetarë të grupmoshave të ndryshme, gra, fëmijë dhe të moshuar janë zvarritur me orë të tëra duke pritur në aeroportin e Rinasit për shkak të vonesave.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti aviacionit civil fly ernest reagon autoriteti aviacionit civil autoriteti aviacionit civil fly ernest reagon autoriteti aviacionit civil

Sondazh

Poll