Aktualitet

Kompania ‘Lufthansa’ u prish planet udhëtarëve, pasagjerët: Jemi nisur për festa, por mbetëm rrugëve

29 Dhjetor 2019, 17:25 Nga DOSJA
Kompania ‘Lufthansa’ u prish planet udhëtarëve,

TIRANË- Kompania ajrore e “Lufthansës” u ka prish planet udhëtarëve në prag të ndërrimit të viteve. Kjo kompani ka mbërritur me vonesë në aeroportin e Rinasit, ndërsa një veprim i tillë, ka shkaktuar irritim dhe nervozizëm tek të gjithë pasagjerët pasi kanë humbur linjat transit për shkak të “Lufthansës”.

Pasagjerët kanë ngritur shqetësimin për “News 24”  duke thënë se për shkak të vonesave, ata kanë humbur fluturimet.

“Mbërritëm me vonesë në Frankfurt. Nuk arrijmë në kohë fluturimet e tjera. Jemi nisur për festa, por kemi mbetemi rrugëve”-theksuan pasagjerët.

Pasagjerët më tej shtuan faktin se ky nuk është rasti i parë, por sipas tyre, kompania ajrore “Lufthansa” ka shfaqur vonesa edhe në disa fluturime në të kaluarën.

(Marrë nga BW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kompania ajrore lufthansa vonesat e fluturimeve kompania ajrore lufthansa vonesat e fluturimeve

Sondazh

Poll