Aktualitet

Rikthehen maskat në Peqin, grabitén dy banesa brenda një dite

29 Dhjetor 2019, 19:45 Nga DOSJA
Rikthehen maskat në Peqin, grabitén dy banesa brenda një dite

PEQIN- Në prag të festave janë rikthyer dhe maskat në qytetin e Peqinit. Sipas informacioneve mësohet se sot kanë rënë pre e grabitjés dy banesa në qendër të këtij qyteti.

Persona ende të paidentifikuar kanë vjédhur 5 milionë lekë të vjetra dhe shumë sendesh me vlerë. Burime bëjnë me dije se banesat e grabitura janë pronë e H.E. dhe I.E.  të cilët nuk ishin në banesa në momentin kur ndodhi ngjajra.

Mësohet se autorët kanë arritur të hyjnë në këto banesa duke thyér dritaret dhe kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë.

Ndërkohë një grup hetimór është ngritur për këto grabitjé, ku po punon për zbardhjen e tyre. Qyteti i Peqinit kohët e fundit ka qenë në qendër të grabitjéve, ku për 1 kanë ndodhur 10 të tilla.

Po ashtu dy ditë më parë një argjendari u vodh në Korçë, ku autorët pas thyer derën kryesore morën 10 milionë lekë dhe bixhuteri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabiten dy banesa policia peqin rikthehen maskat vjedhje ne peqin grabiten dy banesa policia peqin rikthehen maskat vjedhje ne peqin

Sondazh

Poll