Aktualitet

Krím i rèndë në Gjermani, shqiptari vrét gruan në sy të shtatë fëmijëve, shkak dyshohet të ketë qenë xhelozia

29 Dhjetor 2019, 19:06 Nga DOSJA
Krím i rèndë në Gjermani, shqiptari vrét gruan

GJERMANI- Një krím i rëndè ka ndodhur në Gjermani, ku një burrë 44-vjeçar me orgjinë nga Kosova vraú gruan e tij 33 vjeçe në apartamentin që jetonin prej vitesh në Weinsberger Strasse në Heilbronn.

Sipas mediave gjermane, Policía dyshon se krími ka ardhur nga xhelozia. Po ashtu bëhet me dije se ngjàrja ka ndodhur rreth orës 11:00 të mbrëmjes, të premten.

Burri rrëfeu krímin dhe dha deklarata të gjera“, tha një zëdhënës i selisë së polícisë në Heilbronn. Policía gjeti shtatë fëmijët e mitur të çiftit në apartamentin e përbashkët. Zyrtarët aktualisht supozojnë se ata nuk kanë qenë dëshmitarë të këtij fakti, por gjatë ngjarjes mësohet të ketë qenë në banesë. 

Sipas zyrtarëve, kosovari shkoi në stacionin e polícísë në Heilbronn pas krímít dhe raportoi atje për ngjarjen. Ai menjëherë u arrestúa nga Polícia duke mos bërë rezistencë.

Kur polícía kontrolloi shtëpinë së familjes, gruaja u gjet e vdékur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën në apartament pa shenja dhuné.  

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan krimi ne gjermani policia gjermane burri vret gruan krimi ne gjermani policia gjermane

Sondazh

Poll