“Zjarrfikëset nuk kishin ujë”, brenda pallatit të djegur në Pogradec, 12 apartamente të shkrumbuara totalisht (VD)
29 Dhjetor 2019, 19:32Nga DOSJA
POGRADEC- Kamera e ABC News hyri në pallatin 5-katësh në Pogradec, që një ditë më parë u shkrumbua nga flakwt e zjarrit. Në pallat ende nuk është shuar tymi. Cdo gjë brenda është shkrumbuar totalisht. Banorët thonë se fatkeqësia mund të ishte më e vogël, nëse shërbimi zjarrfikës do të ishte më i organizuar.
Zjarri që përfshiu të shtuënën pallatin në Pogradec nuk ka lënë asnjë send të pashkrumbuar. Edhe pasi kanë kaluar 24 orë nga momenti i përfshirjes në flakë, tymi është ende prezent. Kamera e ABC News u fut në pallatin 5-katësh ku u shkrumbuan totalisht 12 apartamente. Zjarri nuk ka kyrsyer asgjë, veçse këto dy lule të vendosura në dritaren e njërit prej apartamenteve, si shenjë që aty ka pasur jetë.
Muret dhe mobiliet e banesave janë e shkrumbuara. Frika dhe tymi nuk ka zmbrapsur banorët të rikthehen në atë që ishte streha e dyte deri të shtunën. Ata janë të tronditur nga çfarë shohin. Banorët nuk do të mund të marrin asgjë prej asaj që ka qenë e tyrja në këtë pallat. Për të përballuar këtë emergjencë, zjarrfikësit nuk kanë qenë të përgatitur, as me elelemin bazë që është uji.
Banorët dhe të afërmit e tyre thonë se fatkeqësia e tyre mund të ishte më e vogël nëse forcat zjarrfikese do të ishin të organizuara dhe mjetet të kontrolluara më parë. Siç duket çdo gjë ka qenë kaotike në momentin që janë lajmëruar për një emergjencë. “Zjarrfikëset nuk kishin ujë. Të gjitha zjarrfikëset që erdhën nga rrethet nuk kishin ujë”, tha një prej banorëve.
Hapi i radhës nga autoritet është kryerja e vlerësimit të këtij objekti. Dëme janë të dukshme dhe të mëdha, siç thotë edhe Avni Myrte, specialist i emergjencave ne bashkine e Pogradecit. “Është duke u punuar për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar në këtë pallat. Vendimi i qeverisë parashikon që vetëm 50 % e dëmit dëmshpërblehet ndërsa 50 % nga vetë i dëmtuari”, tha Myrte. Zyrtari i Bashkisë tregoi edhe si do të veprohet me dëmshpërblimin e familjeve të këtij pallati.
TIRANË- Pagesat e buxhetit për kompaninë koncesionare të sterilizimit në 9 muajt e parë të këtij viti kanë tejkaluar shumën që u pagua për të gjithë vitin ...
TIRANË- Kompania ajrore e “Lufthansës” u ka prish planet udhëtarëve në prag të ndërrimit të viteve. Kjo kompani ka mbërritur me vonesë në aeroportin e Rina...
KUKËS- Edhe dy ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve dhe qytetarë të shumtë kanë qenë qytetarët që janë kthyer në atdhe, por dhe të tjetër që kërko...
KURBIN- Pas përplasjes tragjiké që ndodji mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, ku humbi jetën një person e 8 të tjerë mbetën të plagosur, një tjetër përplasje ...
TIRANË- Pas pezullimit të licensës së kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’, Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) ka reaguar duke konfirmuar se mbylljen e kës...
TIRANË- Ish-kreu i Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), Agron Tufa, nuk ka ndalur ‘luftën’ e tij me Spartak Brahon. Tashmë në ...
SHQIPËRI- Errësirë, ende pa zbardhur dita e 26 nëntorit, akrepat e orës shënonin 03:55 minuta, gjithë Shqipëria e mesme u trondit nga disa lëkundje të fort...
ITALI– Nga data 13 janar asnjë avion i kompasnisë italiane së fluturimeve “Fly Ernest”, nuk do të mund të bëjë më fluturime pasi Aviacioni Civil italian i ka pé...