Aktualitet

Agron Tufa nuk ndalet ndaj Spartak Brahos, dërgon në Apel padinë e tij për shpifje e fyerje

29 Dhjetor 2019, 13:50 Nga DOSJA
Agron Tufa nuk ndalet ndaj Spartak Brahos, dërgon në Apel padinë

TIRANË- Ish-kreu i Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), Agron Tufa, nuk ka ndalur ‘luftën’ e tij me Spartak Brahon. Tashmë në azil, Tufa me anë të avokatit të tij ka apeluar vendimin e pushimit të padisë së tij për shpifje kundër deputetit të PS.

Sipas dokumentit bëhet me dije se Tufa kërkon nga Gjykata e Apelit që të nis hetimet e gjykimin ndaj Brahos me akuzës e shpifjes. Kjo kërkesë e ish-kreut të ISKK vjen pasi gjykata e faktit pushoi çështjen me argumentin se nuk kishte prova të mjaftueshme.  

Në padinë ndaj Brahos përmend deklaratat e tij të bëra ndaj Tufës që prej tij konsiderohen shpifje dhe fyerje. “…nga i akuzuari shtetasi Spartak Braho, i cili me anë të një artikulli në gazetën ‘Dita’ me titull ‘Pasi vodhi iku si të parët e tij ballistë’ të datës 4 dhjetor 2019 ka ‘fyer’ dhe ‘shpifur’ në forma të ndryshme si: ‘Hajdut e mashtrues i neveritshëm’, ‘njeri ordiner’ dhe ‘bëmat e ndyra të këtij njeriu’ si ‘vjedhjet e institucionit që drejtonte’, ‘abuzimet me paratë e taksapaguesve shqiptarë’ e ‘plagjiaturë në universitet’. Të tjera fyerje dhe shpifje pasojnë; ‘Ai (Tufa) iku i ngopur me lekët e shtetit dhe të kuvendit, tek të parët e tij që ikën si minj’ dhe ‘pavarësisht se zullumet e tij nuk kanë të sosur…për hajdutllëqet e tij’, ‘hajdut me vese tejet të rrezikshme shoqërore’, ‘milionat e qeverisë nuk i munguan dhe me siguri ka marrë me vete andej nga ka shkuar”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa agron tufa dhe spartak braho agron tufa kerkon azil ne zvicer spartak braho agron tufa agron tufa dhe spartak braho agron tufa kerkon azil ne zvicer spartak braho

Sondazh

Poll