Aktualitet

Nuk u rikthye në qeli pas përfundimit të lejes shpërblyese/ Reagon burgu i Rrogozhinës: Kemi bërë kallëzim për 46-vjeçarin! Ka për të vuajtur edhe 3 vjet e 11 muaj burgim (EMRI)

Burgu bën me dije se i dënuari, Erjon Markola nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese.

5 Dhjetor 2024, 13:03 Nga N.F
Nuk u rikthye në qeli pas përfundimit të lejes shpërblyese/
Foto ilustruese

RROGOZHINË- Burgu i Rrogozhinës ka dalë më nje reagim zyrtar në lidhje me arrastisjen e një të dënuari i cili nuk është paraqitur pas përfundimit të lejes shpërblyese. Burgu bën me dije se i dënuari, Erjon Markola nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese.

Në njoftim thejsohet se Markolës i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet e 11 muaj burgim ndërsa ndaj tij është ngritur një kallëzim për veprën penale “Largimi nga vëndi vuajtjes së dënimit”. 

Reagimi i plotë:

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë njofton se shtetasi Erjon Markol (Markola), 46 vjeç banues në Tiranë, nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese.

Ky shtetas, është dënuar me vendimin Nr. 2844, datë 01.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 76/22 i Kodit Penal. Aktualisht, i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 11 muaj burgim.

Sipas rregullores, ai është përfiturs i lejës shpërblyese dhe duhet të kthehej në institucion më datë 02.12.2024, në orën 13:00. Mosparaqitja e tij brenda afatit ka detyruar IEVP Rrogozhinë të depozitojë një kallëzim penal për këtë rast, në ngarkim të tij për veprën penale “Largimi nga vëndi vuajtjes së dënimit” parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal dhe materialet përkatëse i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Pavarsisht kësaj ngjarjeje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është e përkushtuar dhe e angazhuar në programet reabilituese dhe rintegruese për të dënuarit dhe të paraburgosurit.

burgu i rrogozhines

Sondazh

Poll