Aktualitet

Përfitoi për herë të tretë leje shpërblyese/ I dënuari nuk rikthehet në burgun e Rrogozhinës, arratiset jashtë vendit

Mësohet se i dënuari para disa ditësh kishte përfituar lejen dhe ishte bashkuar me familjen e tij ndërsa me datë 2 dhjetor duhej të rikthehej në qeli për të vuajtur edhe 4 vitet e tjera të burgut që i kishin mbetur për të shlyer.

5 Dhjetor 2024, 10:47 Nga N.F
Përfitoi për herë të tretë leje shpërblyese/ I
Foto ilustruese

RROGOZHINË- Një i burgosur nuk është rikthyer në ambientet e burgut në Rrogozhinë pas përfundimit të lejes shpërblyese që kishte përfituar. Mësohet se i dënuari para disa ditësh kishte përfituar lejen dhe ishte bashkuar me familjen e tij ndërsa me datë 2 dhjetor duhej të rikthehej në qeli për të vuajtur edhe 4 vitet e tjera të burgut që i kishin mbetur për të shlyer.

Ditën që ai duhet të paraqitej autoritetet kanë shkuar në banesën e tij pasi nuk ishte shfaqur në ambientet e burgut në orarin e përcaktuar. Familjarët e të dënuarit janë shprehur se ai nuk ndodhej në shtëpi ndërsa sipas tyre ai ka ikur jashtë vendit. Më tej bëhet me dije se i dënuari kishte përfituar për herë të tretë leje shpërblyese por herën e tretë ai nuk është rikthyer më në IEVP siç kishte ndodhur më parë.

 

burgu i rrogozhines i burgosur arratisje

Sondazh

Poll