Aktualitet

“Martinin e bullizuan për vëllanë”/ Flet nëna e Luiz Meçes: Sapo ka dalë nga spitali djali ka shkuar tek babai i Martinit! Është tepër i tronditur

Nëna e të plagosurit është shprehur se i biri ka nisur të lëvizë nga pak ndërsa shtoi se ka folur me të në lidhje me ngjarjen. Ajo thekson se djali ka thënë gjithçka para autoriteteve.

5 Dhjetor 2024, 12:46 Nga N.F
“Martinin e bullizuan për vëllanë”/ Flet nëna e
Martin Cani, Mario Përlleshi dhe Luiz Meçe

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga momenti para sherrit tragjik që i mori jetën 14-vjeçari, Martin Cani. Nëna e Luiz Meçes, që u plagos në sherrin mes adoleshentëve ka folur në lidhje me ngjarjen për eminsionin "Me zemër të hapur" në News 24. Gjatë fjalës së saj nëna e të riut u shpreh se Martini është bullizuar për vëllanë.

Ajo deklaroi se një burrë e ka goditur Martinin një ditë para ngjarjes së rëndë, duke shtuar se drejtësia duhet të vendoset në vend. Nëna e të plagosurit është shprehur se i biri ka nisur të lëvizë nga pak ndërsa shtoi se ka folur me të në lidhje me ngjarjen. Ajo thekson se djali ka thënë gjithçka para autoriteteve.

Nëna e Luizit tha se njihte prej vite Martinin dhe se ishte djalë shëmbullorë. Ajo ka theksuar se sherri nuk ka lidhje fare për vajzat. Më tej ka bërëme dije se djali i saj sapo ka dalë nga spitali ta shkuar te babai i Martinit.

"Djali ka nisur të lëvizë nga pak. Po, kam folur me djalin. Djali ka thënë gjithçka tek autoritetet. Dua që drejtësia të vendoset në vend. Isha në punë dhe më thanë që kështu ka ndodhur me djalin. Djali im ka qenë shumë i urtë. Martini dhe djali im ishin djem shembullor, se e njihja prej shumë vitesh. Djali im ka qenë në gjendje të rëndë. Të dy djemtë ishin në rrezik për jetën.

Ma tha një oficer policie. Ai thotë se ka parë dy vetë përballë tyre. Ata janë takuar për një “sqarim”, kishin ofenduar Martinin. Për vëllanë, pse më pe e pse të pashë, unë jam më i forti, për kështu muhabetesh janë zënë. Nuk ka lidhje fare me vajzat. Martinin e bullizonin për vëllanë. Një burrë e ka goditur Martinin. Luizi sapo ka dalë nga spitali ka shkuar tek babai i Martinit. Djali im është tepër i tronditur" tha nëna e Luizit.

vrasja e martin canit luiz meçe

Sondazh

Poll