Aktualitet

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë protestë para parlamentit: Të rriten me 40% pagat dhe pensionet

Qytetarët kanë bërë me dije se do të fillojnë me mbledhjen e firmave për statusin e minatorit. 

5 Dhjetor 2024, 10:10 Nga r.ll
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
protesta

TIRANË- Ditën e sotme para parlamentit po zhvillohet një protestë nga "Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë". Protestuesit kërkojnë të rriten me 40% pagat dhe pensionet dhe miratimin e statusit të minatorit. 

Gjithashtu kërkojnë që të mos ketë rritje të pensioneve vetëm kur afrohen zgjedhjet. Qytetarët kanë bërë me dije se do të fillojnë me mbledhjen e firmave për statusin e minatorit. 

Disa nga deklaratat e qytetarëve në protestë:

Kërkesa e parë është për qytetarët shqiptarë dhe pensionistët shqiptarë që qeshin nëpër sportele sikur janë të kënaqur me bonusin. Bonusi është vetëm për natën e vitit të ri, nuk është për 12 muajt e vitit. Për 12 muajt e vitit është vetëm atëherë kur të bëhet rritja reale e pensionit.

Pra pensioni real i qytetarëve shqiptar i çdo profesioni  i cili është brenda parametrave ligjor për individin që ka paguar kontributet shoqërore, kur të shkojë me marrë pensionin duhet të jetë i barabartë me pagën minimale.

Kjo do të thotë 400 mijë lekë. Maqedonia e ka 430 euro, Mali i Zi e ka 450 euro, Kosova e bëri 20% rritjen e pagave dhe pensioneve. Statusi i miratorëve që ka vite se nuk realizohet, u refuzua madje edhe në seancën plenare të së martës me pretekstin se do të bëhet një ligj universal. Nuk duam ne status miratorësh apo pensione elektorale, duam sepse neve na takon 

bashkimi i sindikatave të pavarura të shqipërisë proteste para parlamentit

Sondazh

Poll