Aktualitet

Goditi për vdekje me thikë Martin Canin/ Avokati i Mario Përlleshit ankimon masën e sigurisë për 14-vjeçarin: Ka qëlluar për vetëmbrojtje

I mituri akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa aktualisht ndodhet te burgu i të miturve në Kavajë. 

5 Dhjetor 2024, 13:03 Nga r.ll
Goditi për vdekje me thikë Martin Canin/ Avokati i Mario
mario përlleshi, martin cani

TIRANË- Avokati mbrojtës i Mario Përlleshit, autorit të vrasjes së Martin Canit, ka ankimuar masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj 14-vjeçarit. Sipas raportimeve, mbrojtja e të miturit pretendon se Përlleshi e ka qëlluar Martinin me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes. I mituri akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa aktualisht ndodhet te burgu i të miturve në Kavajë. 

Të shtunën e kaluar, 14-vjeçari është ripyetur për 8 orë, nga Prokuroria e Tiranës në prezencë të avokatit, psikologut dhe njërit prej prindërve. Ndërkohë pritet që në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm, të hidhet shorti për caktimin e trupës që do të shqyrtojë kërkesën e avokatit të Përlleshit. 

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçe i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

martin cani mario përlleshi

Sondazh

Poll