Aktualitet

Ekzekutimi i Alfred Dedjas në Ndroq/ Autori Julian Gjoshi del sot para Gjykatës, do njihet me masën e sigurisë

Gjoshi u vetëdorëzua një ditë pas ngjarjes së rëndë të 1 dhjetorit të regjistruar në Ndroq.

5 Dhjetor 2024, 12:18 Nga N.F
Ekzekutimi i Alfred Dedjas në Ndroq/ Autori Julian Gjoshi del sot para
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja

TIRANË- Julian Gjoshi, autori i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja do të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjoshi u vetëdorëzua një ditë pas ngjarjes së rëndë të 1 dhjetorit të regjistruar në Ndroq. Në dëshminë para hetuesve Gjoshi deklaroi se e vrau Dedjan pas ofendimeve të përsëritura nga viktima ndaj tij.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se motivi i vërtetë i ngjarjes lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Arma e përdorur gjatë ekzekutimit nuk është gjetur ende ndërsa ditën e djeshme policia ka shkuar te lokali ku ndodhi ngjarja për të vijuar kontrollet për gjetjen e saj. Gjoshi ka deklaruar se e ka hedhur në shkurre pranë lokalit po arma ende nuk është gjetur.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e 1 dhjetorit rreth orës 15:30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi. Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. 


Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.

julian gjoshi vrasja e alfred dedja

Sondazh

Poll