Aktualitet

VIDEO/ Punonjësit po pastronin kanalin, gjendet trupi i pajetë i riu shqiptar në Greqi (EMRI)

Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Korinthit dhe mësohet se trupi i pajetë i përket një burri të moshës rreth 25-30 vjeç.

5 Dhjetor 2024, 11:25 Nga N.F
VIDEO/ Punonjësit po pastronin kanalin, gjendet trupi i pajetë i riu
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në kanalin e Istmit në Korinth. Sipas autoriteteve greke, trupi u viktimës u gjet nga punonjësit që po kryenin punime për pastrimin e kanalit. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së viktimës. Viktima është identifikuar si shqiptari, Adi Cengu, 30 vjec nga Tirana me banim në Lehaio, Korinth.

Në lidhje me ngjarjen janë ngritur edhe dyshime se rasti ka të bëjë me një vetëvrasje të mundshme. Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Korinthit dhe mësohet se trupi i pajetë i përket një burri të moshës rreth 25-30 vjeç. Departamenti i II Portual i Isthmisë pranë Autoritetit Portual Korinth po kryen hetimet paraprake, ndërsa në Shërbimin Mjekësor është urdhëruar të kryejë autopsinë. 

 

greqi gjendet trupi i pajete i shqiptarit

Sondazh

Poll