Aktualitet

Nis sot intervistimi për përzgjedhjen e shefave të rinj të 49 komisariateve në vend, aplikantët që marrin mbi 70 pikë cilësohen fitues

Mësohet se komisioni i vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme përbëhet nga kryetarja, Alma Përmeti ndërsa anëtarët janë Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari. Intervistimet do te zgjasin dër më 10 dhjetor ndërsa sot do të zhvillohen intervistat 26 aplikantët e parë.

5 Dhjetor 2024, 10:07 Nga N.F
Nis sot intervistimi për përzgjedhjen e shefave të rinj të
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme do të nisin intervistat për përzgjedhjen e shefave të rinj të komisariateve në gjithë vendin. Më tej bëhet me dije se intervistimi do të nisë në orën 12:00 ndërsa seanca e intervistimit zgjat jo më shumë se 20 minuta.

Mësohet se komisioni i vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme përbëhet nga kryetarja, Alma Përmeti ndërsa anëtarët janë Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari. Intervistimet do te zgjasin dër më 10 dhjetor ndërsa sot do të zhvillohen intervistat 26 aplikantët e parë. Në total garojnë 274 aplikante për 49 vende shefa komisariatesh në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të intervistave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Komisioni i Vlerësimit i dërgon pikëzimin e kandidatëve kryepolicit Proda, i cili më pas bën edhe emërimet. Aplikantët që marrin mbi 70 pikë cilësohen fitues.

shefat e komisariateve

Sondazh

Poll