Aktualitet

I shpallur në kërkim prej 3 javësh, merr fund arratia e 61-vjeçarit në Fier, vihet në pranga

Policia bën me dije se i arrestuari ishte shpallur në kërkim para tre javësh. Më tej bëhet me dije se 61-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij për shitjen e lëndëve narkotike.

5 Dhjetor 2024, 09:07 Nga N.F
I shpallur në kërkim prej 3 javësh, merr fund arratia e
Foto ilustruese

FIER- Një 61-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Policia bën me dije se i arrestuari ishte shpallur në kërkim para tre javësh. Më tej bëhet me dije se 61-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij për shitjen e lëndëve narkotike.

Djali i 61-vjeçarit është vënë në pranga në tetor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “Peshtani”, kapet 61-vjeçari i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën dhe vunë në pranga shtetasin D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas.

Ky shtetas u shpall në kërkim 3 javë më parë, në kuadër të operacionit “Peshtani”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij, shtetasin J.(E.) M., 37 vjeç (i arrestuar më datë 15.11.2024), për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 61-vjeçari ne fier droge i shpallur ne kerkim

Sondazh

Poll