Aktualitet

Dhuna në spitale/ Mjekët e QSUT-së në protestë: Jemi kthyer në tabelë qitjeje

11 Mars 2019, 09:26 Nga DOSJA
Dhuna në spitale/ Mjekët e QSUT-së në protestë: Jemi

Dhuna ndaj bluzave të bardha vijon të mbetet shqetësim, ndërsa ditë më parë u dhunuan dy mjekë në krye të detyrës. (Lexo këtu)

Kjo ka bërë që bluzat e bardha të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, të ngrihen në protestë.

“Duhen rritur kushtet ndaj sigurisë së mjekëve. Jemi kthyer në një tabele qitjeje, ku pavarësisht problematikave me të cilat hasemi në jetën e përditshme në punë, si munges medikamentesh, paisjesh dhe kushteve jo të mira të punës, ne tashmë duhet të mbrohemi edhe nga sulmet e herë pas herëshme të pacientëve”- thonë mjekët.

Kujtojmë se disa ditë më parë, krahas mjekes specializante që u dhunua në QSUT, u godit për shkak të detyrës edhe mjeku Zef Doda në Lezhë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne spitale mjekët protestë qsut dhuna ne spitale mjekët protestë qsut

Sondazh

Poll