Aktualitet

Prishja e motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron mjetet e lundrimit

10 Mars 2019, 21:32 Nga DOSJA
Prishja e motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron mjetet e

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton mjetet lundruese për kohë të paqëndrueshme, shoqëruar me erë të fortë dhe dallgëzim të lartë në det.

Për këtë arsye kjo drejtori u bën thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë feprimtari në fushën e detarisë, që të marrin masat e nevojshme. 

“Pavarësisht ardhjes se stinës së pranverës, me datën 12-13 Mars moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet në njoftimin e DPD.

Po ashtu kujtojmë se IGJEUM paralajmëroi për reshje bore, ku në lartësitë mbi 800 metra trashësia e saj do të shkojë deri në 15 cm. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet paralajmërimi i dpd perkeqesimi i motit paralajmërimi i dpd perkeqesimi i motit

Sondazh

Poll