Aktualitet

Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës Tropojë, Dritan Seci

11 Mars 2019, 08:22 Nga DOSJA
Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës

Tiranë- Mëngjesin e sotëm KPK-ja ka shkarkuar nga detyra kreun e gjykatës Tropojë,  Dritan Secin pasi kishte probleme me pasurinë, duke e mosjustifikuar atë.

Sipas KPK-së Seci ka bërë  deklarim të rremë në pasurinë e tij, nuk e ka justifikuar  dhe ka bërë shkelje në disa vendime gjyqësore. 

Trupi gjykues që mori këtë vendim ndaj Secit përbëhet nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici, të cilët hetuan në të tria kriteret e rivlerësimit. Seci e ka filluar detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Tropojës që në vitin 2004, disa vite më vonë u emrërua në krye të këtij institucioni. 

Pasuria:

Për Dritan Secin KPK-ja bëri hetime përqëndruar në apartamentin 76 metra katrorë në Tropojë, të blerë në vitin 2012 për 2.2 milionë lekë.

 “Rezulton se ka mospërputhje në deklarimin e çmimit të objektit dhe nga analiza e financiare rezulton se subjekti dhe bashkëshortja nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme për të bërë investimet në vitin 2012. 

Probleme janë konstatuar edhe në lidhje me makinën e blerë në vitin 2004, të cilën gjyqtari e ka deklaruar të blerë për 250 mijë lekë. Por nga hetimi rezulton se ky mjet, në bazë të kontratës së shitblerjes është shitur për 200 mijë lekë”, u shpreh KPK-ja në seancën dëgjimore të së premtes. 

Në lidhje me përdorimin e një apartamenti në Tiranë, në pyetësorin e KPK-së Seci kishte deklaruar se e kishte përdorur këtë apartament pa dokumentacion dhe kontratë. “OSHEE ka depozituar pranë KPK-së, dokumentacionin e dorëzuar nga vetë subjekti për ndryshimin e emrit të kontratës. Kështu, gjyqtari ka depozituar një kontratë porosi për blerjen e këtij apartamenti, që kishte në përdorim për 50 mijë euro”, shpjegoi relatori.

Për këtë apartament gjyqtari Dritan Seci ka shpjeguar se, është e vërtet që në 2008-ën është lidhur kontrata e porosisë për blerjen e këtij apartamenti, ku ka paguar edhe shumën 4 mijë euro por likuidimi i shumës së plotë nuk është bërë asnjëherë, pasi kishte vendosur të merrte një tjetër apartament. “Për shkak të miqësisë, e kam përdorur në vitet 2014- 2015 dhe kontratat e ujit dhe dritave kanë ngelur për shkak të neglizhencës”, është justifikuar Dritan Seci.

“Rezulton se subjekti ka fshehur apartamentin e banimit në Laprakë, të porositur me kontratën e porosisë në vitin 2008, me çmim 50 mijë euro. Kjo pasuri dhe pagesat përkatëse nuk rezultojnë të paguara nga ana e subjektit. Të gjitha këto tregojnë se kemi të bëjmë me një deklarim të rremë, pasi është deklaruar vetëm në përdorim për këto dy vite. Duket se ky apartament banimi vazhdon të jetë ende në përdorim të tij”, tha relatori i çështjes.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan seci shkakrohet nga detyra vendimi i kpk-se vettingu dritan seci shkakrohet nga detyra vendimi i kpk-se vettingu

Sondazh

Poll