Aktualitet

Surprizat e motit/ Rikthehet dimri, nesër pritet të bie 15cm borë

10 Mars 2019, 20:35 Nga DOSJA
Surprizat e motit/ Rikthehet dimri, nesër pritet të bie 15cm borë

Ndonëse ditët e fundit për shumë prej nesh u duk sikur dimrit i erdhi fundi dhe për këtë vit dhe vera po vinte me shpejtësi, sinoptikanët japin lajmin e keq.

Moti do të ndryshojë nga e hëna e në vijim.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së nesërme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm.

“Në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së nesërme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm.
Në qarkun Shkodër në fund të ditës së nesërme, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë mbi 900 m”, – shkruan IGJEUM.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 18 °C
në vendet e ulëta: 8 / 20 °C
në vendet malore: -1 / 14 °C

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti nesër 15 cm borë rikthehet dimri moti nesër 15 cm borë rikthehet dimri

Sondazh

Poll