Aktualitet

Denoncimi i profesorit Kristaq Berxholi: Produktet ushqimore pa datë prodhimi. Çfarë mendon AKU? (FOTO)

11 Mars 2019, 07:41 Nga DOSJA
Denoncimi i profesorit Kristaq Berxholi: Produktet ushqimore pa datë

TIRANË- Ushqimet jashtë standardit apo shpesh herë edhe të skaduara, janë një ndër problemet më të hasura. 

Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Kristaq Berxholi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një rast të paprecedentë, ku produkti ka një datë të printimit të etiketës, por nuk ka një datë prodhimi. 

Berxholi ka publikuar fotografinë e një produkti, pulë, por në të dhënat e produktit rezulton se etiketa është printuar më 07.03.2019, ndërsa data e skadencës së këtij produkti është 12.03.2019, thënë ndryshe produkti vlen vetëm 5 ditë. 

Profesori ngre pyetjen: “Mirë kur është printuar etiketa e morëm vesh, po a duhet të shkruhet se kur është prodhuar produkti?”

Foto së publikuar i bashkëngjit mbishkrimin: “HAPU DHE TË FUTEMI! SI MENDON AKU?”.

 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku kristaq berxholi produktet bujqësore pa datë prodhimi aku kristaq berxholi produktet bujqësore pa datë prodhimi

Sondazh

Poll