Aktualitet

Të shtëna në Dibër, plagoset me armë një 32 vjeçar, autori arratiset drejt Kukësit

10 Mars 2019, 19:18 Nga DOSJA
Të shtëna në Dibër, plagoset me armë një 32

Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Peshkopi, ku konflikti mes dy personave ka degraduar në përdorimin e armëve.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur një 32-vjeçar me inicialet V.K, ndërsa autori dyshohet se është A.Sh. 33 vjeç.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, ndërsa autori ka qëlluar 32-vjeçarin me pistoletë e më pas është larguar me makinë në drejtim të Kukësit. I plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë: 

Dibër

Informacion paraprak

Rreth orës 18.40, në qytetin e Peshkopisë shtetasi A.Sh, 33 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin V.K, 32 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar menjëherë dhe forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autori arratiset drejt kukësit të shtëna në peshkopi autori arratiset drejt kukësit të shtëna në peshkopi

Sondazh

Poll