Aktualitet

“Mafia brutale”/ The Sun publikon historikun, si shqiptarët kaluan nga bandat e prostitucionit në ‘mbretërit e kokainë

10 Mars 2019, 21:21 Nga DOSJA
“Mafia brutale”/ The Sun publikon historikun, si shqiptarët

Angli- Prestigjozja britanike “The Sun”, i ka kushtuar një artikull historisë se si janë krijuar bandat shqiptare në Britaninë e madhe.

Në shkrimin me titull “Mafia brutale”, The Sun shkruan se sipas ekspertëve, mafia shqiptare është më e rrezikshmja në qarkullim.

Po sipas “The Sun”, shqiptarët e Shqipërisë emigrun drejt Anglisë duke u identifikuar si kosovarë që po largoheshin për shkak të luftës.

“Lufta e Kosovës solli në brigjet e Britanisë një numër të madh njerëzish që kërkonin azil. Zyrtarët e emigracionit, të paaftë për t’u përballur me këtë fluks lejuan refugjatët të krijonin një jetë të re. Mes tyre ishin shumë shqiptarë që pretendonin të ishin kosovarë në atë që është përshkruar si “rasti më i madh i kalimit të kombësisë” në historinë e kohëve të fundit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan gazeta britanike në artikullin e saj.

“The Sun” tregon se fillimisht shqiptarët iu futën “biznesit të prostitucionit”, që asokohe kontrollohej nga mafia maltese, por që shumë shpejt shqiptarët do të pushtonin tregun. Po ashtu në librin e tij “Kjo është Londra”, autori Ben Judah tregon disa nga historitë më të dhimbshme të torturimit të vajzave që përdoreshin si prostituta.

Paul Holmes, një ish-inspektor i policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual në Scotland Yard thotë se me futjen e shqiptarëve në lojë niveli i dhunës u rrit, aq shumë se oficerët e policisë në terren nuk kishin parë ngjarje të tilla. Sipas tij hakmarrja e shqiptarëve bëri që dhe mafia siciliane të venitej. “Me shpejtësi në rritje ata filluan të merrnin pjesë të mëdha të biznesit të seksit në Londër, në zonat qendrore dhe periferike”, thotë Paul Holmes.

Poashtu në shkrim thuhet se në nëntor statistikat e lëshuara nga Agjencia Kombëtare e Krimit treguan se shqiptarët ishin përgjegjës për një rritje me 35 përqind të viktimave të trafikut njerëzor.

“The Sun” thekson se pas prostitucionit shumë shpejt shqiptarët kapën tregun e drogës. Në fillim me kanabis, që e mbillnin brenda apartamenteve. Sipas zyrtarëve të policisë në fillim të viteve 2000 në Londër shqiptarët luftuan kundër bandave xhamajkane dhe kineze për kontrollin e tregut të paligjshëm të drogës.

“Tani ata kanë lëvizur për të depërtuar në të gjitha nivelet e tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar, duke kapur tregun 5 miliardë paund të kokainë, madje janë të aftë që të kontrollojnë importet nga Amerika e Jugut dhe Evropa veriore”. Dhjetëra shqiptarë janë arrestuar, ndërsa zënë vendin e dytë të shtetasve të huaj në burgjet në Mbretërinë e Bashkuar me 760 të arrestuar, 433 prej të cilëve merreshin me trafikun e kokainës.

“Ata veprojnë mbi “besën” dhe “kanunin” , ndërsa kokaina tani është më lirë për gati 30 vjet dhe pastërtia më e larta për një dekadë. Ata janë bërë partnerë me ‘Ndranghetën’ italiane dhe furnizuesit e Amerikës Latine. Shqiptarët tashmë i kanë vendosur anëtarët e tyre në disa nga portet më të mëdha të Evropë, si Roterdami dhe Antwerp, për të korruptuar zyrtarët e porteve dhe për të kontrolluar tregtinë e kokainës”.

Shkrimi origjinal i plotë në The Sun

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bandat e trafikur të kokainës mafia shqiptare në angli prostitucioni bandat e trafikur të kokainës mafia shqiptare në angli prostitucioni

Sondazh

Poll