Aktualitet

Propozimi si peticion: Stadiumi kombëtar të marrë emrin Panajot Pano

10 Mars 2019, 19:39 Nga DOSJA
Propozimi si peticion: Stadiumi kombëtar të marrë emrin Panajot

TIRANË- Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, njëherësh drejtor i Inspektoriatit Qendror, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar propozimin e një grupi personazhesh publike të njohura nga fusha të ndryshme, sipas të cilit i kërkojnë Presidentit të Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka, që t’i vendosë stadiumit kombëtar emrin e sportistit të njohur Panajot Pano.

Sipas Hajdarit, ky propozim vjen në përkujtimin e datëlindjes së 80-të të të ndjerit Panajot Pano. Këtë propozim e kanë firmosur disa figura të njohura, si në fushën e politikës, sportit, medias, diplomacisë dhe asaj akademike.

Postimi i plotë:

Panajot Panot, do ishte 80 vjeç. Sot e perkujtuam.Moren pjese sportiste te kohes dhe te rinj, politikane, gazetare, ambasadore, akademike. Te gjithe te pranishmit i kerkuan Z. Armand Duka, qe Stadiumit Arena Kombetare, ti vihet emri i legjendes”Nderit te Kombit” Panajot Pano. Propozimi eshte nenshkruar nga njerez te shquar te pranishem ne kete aktivitet, nder te cilet Perparim Kabo, Aleksander Meksi, Agim Fagu,Mexhit Haxhiu, Saba Bizi, Namik Jareci, Bejkush Birce, Edvin Libobova, Tahir Muhedini,Dashnor Bajaziti, Perlat Musta,Mehdi Bushani, Biç Bytyçi, Lluka Heqimi, Vasil Bici, Genc Tomorri, Ylli Shehu, Uvil Zajmi, Skender Gega, Ilir Lame, Ahmet Shqarri, Moisi Dalipi, Hygerta Sako, Enkelejda Zeko etj⚽️??!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand duka panajot pano propozimi si peticion shkëlqim hajdari stadiumi kombetar armand duka panajot pano propozimi si peticion shkëlqim hajdari stadiumi kombetar

Sondazh

Poll