Politike

Finalizohet marrëveshja! Emiratet e Bashkuara njohin patentë shoferët e Kosovës, Sveçla: Do të lehtësojë angazhimin e qytetarëve në shtetet përkatëse

Përmes një postimi në "Facebook", ministri Sveçla ka njoftuar se është arritur marrëveshja për njohjen e nërsjellë e patentë shoferëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

4 Dhjetor 2024, 16:45 Nga ZH.LL
Finalizohet marrëveshja! Emiratet e Bashkuara njohin patentë
Svecla ne Emirate

KOSOVË- Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim nga homologu i tij nga Emiratet të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

Përmes një postimi në "Facebook", ministri Sveçla ka njoftuar se është arritur marrëveshja për njohjen e nërsjellë e patentë shoferëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sveçla theksoi se kjo marrëveshje do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve në shtetet përkatëse.

Gjithashtu ai ka falenderuar ekipet punuese të dy shteteve që mundësuan arritjen e marrëveshjes.

Postimi i plotë:

Kisha nderin e veçantë të pritem sot në takim nga Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

Ky takim shënoi arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse.

Biseduam me Lartësinë e Tij Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat tjera që mbulojnë Ministritë tona dhe gjej rastin ta falënderoj sërish për gatishmërinë e plotë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës.

Falënderoj ekipet punuese të dy shteteve tona që me përkushtim arritën ta finalizojnë Marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve e cila u nënshkrua sot.

kosove patetat emirate te bashkuara

Sondazh

Poll