Politike

Çështja e Portit të Durrësit, Bardhi: Të kryhet një hetim i plotë parlamentar

Gjithashtu Bardhi i bën thirrje SPAK-ut që  të verifikojë investigimet e mediave gjermane.

4 Dhjetor 2024, 15:37 Nga M.B
Çështja e Portit të Durrësit, Bardhi: Të kryhet
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar përmes rrjeteve sociale se PD propozon hetimin me komision parlamentar për çështjen e portit të Durrësit. Bardhi thotë se afera e Portit të Durrësit është një nga aferat më të mëdha që duhet të hetohet me seriozitet dhe pa asnjë vonesë.

Ai bën me dije se në mbledhjen që Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi sot, u vendos që mbi këtë aferë të kërkohet një hetim i plotë parlamentar. Gjithashtu Bardhi i bën thirrje SPAK-ut që  të verifikojë investigimet e mediave gjermane.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:

Afera e Portit të Durrësit që sipas investigimeve serioze të mediave gjermane ka gjurmë që shkojnë deri në Ekuador dhe Kolumbi, është një nga aferat më të mëdha të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, që duhet të hetohet me seriozitet dhe pa asnjë vonesë. Për këtë qëllim, në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u vendos që mbi këtë aferë të kërkohet një hetim i plotë parlamentar.

Transparenca mbi pasuritë publike dhe veçanërisht verifikimi dhe prerja e lidhjeve të krimit të organizuar me projekte madhore strategjike të vendit, duhet të jetë misioni i Kuvendit në periudhën e mbetur të kësaj Legjislature.

Grupi Parlamentar i PD nxit Prokurorinë e Posaçme që sa më parë dhe pa asnjë hezitim të hetojë dhe verifikojë të gjitha investigimet e kryera mbi këtë aferë skandaloze korruptive dhe që dyshohet se ka fije të lidhura me krimin e organizuar ndërshtetëror.

Çështja e Portit të Durrësit, Bardhi: Të kryhet

 

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll