Politike

Buxheti për vitin 2025/ Blushi: Vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë, do të thellojë edhe më shumë varfërinë

Sipas Blushit, ky buxhet do të thellojë edhe më shumë varfërinë në vend, duke prekur pensionistët, qytetarë të thjeshtë dhe të shtresat në nevojë.

4 Dhjetor 2024, 15:10 Nga ZH.LL
Buxheti për vitin 2025/ Blushi: Vjedhja më e madhe në
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka komentuar buxhetin e vitit 2025, i cili u miratuar mbrëmjen e djeshme në Kuvend. Në një konferencë për mediat, Blushi tha se është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Sipas Blushit, ky buxhet do të thellojë edhe më shumë varfërinë në vend, duke prekur pensionistët, qytetarë të thjeshtë dhe të shtresat në nevojë.

“Buxheti për vitin 2025 i miratuar mbrëmë me votat e “Rilindjes” është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë, buxheti më antisocial dhe buxheti i thellimit të mëtejshëm të varfërisë së pamerituar për qytetarët e thjeshtë, pensionistët, të papunët dhe shtresat në nevojë”.

Blushi më tej u ndal edhe te investimet publike, teksa i cilësoi si gropa septike të korrupsionit, duke përmendur rrugën Korçë-Ersekë që u shemb ende pa u inagururar.

“Kemi 11,7% rritje ose 112.3 miliard lekë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike, që në fakt janë gropa septike korrupsioni siç është rruga Korçë-Ersekë që u shemb ende pa inauguruar apo siç ishin bakshishet të ngjashme me atë të tunelit të Llogarasë që u paguan rreth 50 milionë euro”, tha ai.

tedi blushi pl buxheti 2025

Sondazh

Poll