Politike

"Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve"/ Van Horn takim në Vlorë: Të forcohen përpjekjet vendore për luftën kundër korrupsionit

Gjatë fjalës së saj në takim, VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

4 Dhjetor 2024, 14:50 Nga r.ll
"Reforma në drejtësi është puna e të
nancy vanhorn

VLORË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ka marrë pjesë sot në një takim në Vlorë së bashku me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.

Gjatë fjalës së saj në takim, VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve,” u shpreh ajo para studentëve.

Një ditë më parë, VanHorn zhvilloi takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ndërsa më herët ka zhvilluar takime edhe me kryetarë të Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.

nancy vanhorn glodian ahmetaj vlore

Sondazh

Poll