Politike

“K’cimi i Tropojës” pranohet në UNESCO, Berisha: Ky vlerësim suprem merr një rëndësi edhe më të madhe në këto kohë

Berisha thotë se përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës, Malësisë së Gjakovës.

4 Dhjetor 2024, 16:51 Nga M.B
“K’cimi i Tropojës” pranohet në UNESCO, Berisha: Ky
Foto ilustruese

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me pranimin në UNESCO të “K’cimit të Tropojës”. Berisha thotë se përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës, Malësisë së Gjakovës.

Ai shton se ky vlerësim suprem për merr një rëndësi edhe më të madhe në një kohë kur, sipas tij, narkoqeveria e Tiranës, mbi bazën e korrupsionit të shfrenuar dhe ‘Woke Culture’ është hedhur në luftë të hapur kundër kulturës tradicionale dhe trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë.

Postimi i Berishës:

“K’cimi i Tropojës” pranohet në UNESCO!

Miq, vallja e Tropojës do të jetë pjesë e listës përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës, Malësisë së Gjakovës.

Me këtë rast shpreh mirënjohje të pakufijshme për mjeshtrin virtuoz të valles dhe dancit në tërësi dhe në veçanti, ‘K’cimit të Tropojës’, Skënder Haklaj dhe ekipit të tij të mrekullueshëm për suksesin e tyre historik, si dhe UNESCO-s për vlerësimin e merituar të valles magjepsëse të Malësisë së Gjakovës.

Ky vlerësim suprem për ‘K’cimin e Tropojës’ merr një rëndësi edhe më të madhe në një kohë kur narkoqeveria e Tiranës, mbi bazën e korrupsionit të shfrenuar dhe ‘Woke Culture’ është hedhur në luftë të hapur kundër kulturës tradicionale dhe trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë.

k\'cimi i tropojes

Sondazh

Poll