Politike

Ervin Salianji rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshton vendimin e dënimit

Ai kërkon që gjykata të rishikojë vendimin e mëparshëm dhe të revokojë dënimin ndaj tij.

4 Dhjetor 2024, 16:25 Nga E. D
Ervin Salianji rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshton
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e dënimit të tij. Ai kërkon që gjykata të rishikojë vendimin e mëparshëm dhe të revokojë dënimin ndaj tij.

Gjithashtu në shkresën e rekursit, Salianji thotë se kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi 1 vit burg, por edhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Po ashtu më 15 tetor, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Më 26 shtator 2024 Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burgim për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

ervin salianji

Sondazh

Poll