Politike

"Ne e përshëndesim këtë nismë"/ Berisha: Australia po diskuton të shpallë terrorist global Xhorxh Sorosin

Ai theksoi se Australia po diskuton mundësinë e shpalljes së Sorosit si terrorist global, një nismë që u bë publike nga ish-presidenti Donald Trump.

4 Dhjetor 2024, 13:10 Nga I.A
"Ne e përshëndesim këtë nismë"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës se tij mbajtur në takimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, përmendi një zhvillim të rëndësishëm ndërkombëtar lidhur me Xhorxh Sorosin. Ai theksoi se Australia po diskuton mundësinë e shpalljes së Sorosit si terrorist global, një nismë që u bë publike nga ish-presidenti Donald Trump.

"Dy gjëra së fundmi. Australia po diskuton të shpallë terrorist global Xhorxh Sorosin dhe këtë lajm e jep në Twitter-in e tij presidenti Donald Trump dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm. Duke përshëndetur me shumë mirënjohje këtë veprim të Australisë, uroj të finalizohet me sukses sepse në bindjen time më të thellë, ky person në 40 vitet e fundit ka kryer krime monstruoze kundër njerëzimit me kombet Tajlandë, Indonezi, me italianët, britanikët. Tjetër punë se janë goditur të varfrit dhe të pasurit nuk e kanë pasur kaq problem. Se ai duhet të ishte me kohë në Hagë. Sidoqoftë, nisma e një vendi që shkëlqen për demokracinë, siç është Australia, shkëlqen për shtetin ligjor është një nismë që e përshëndesim plotësisht si një nismë shumë të rëndësishme," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll