Aktualitet

Inceneratori i Fierit/ Përfundon shqyrtimi gjyqësor në Apelin e Posaçëm, më 19 dhjetor jepet vendimi për të pandehurit

Shqyrtimi gjyqësor në Apel u hap me kërkesë të avokatëve të të pandehurve, që kërkuan edhe marrjen e disa dëshmive dhe provave të reja, por edhe me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

4 Dhjetor 2024, 11:45 Nga r.ll
Inceneratori i Fierit/ Përfundon shqyrtimi gjyqësor në Apelin e
foto ilustruese

TIRANË- Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në Apelin e Gjykatës së Posaçme lidhur me të pandehurit për Inceneratorin e Fierit. Në shqyrtimin në Apelin e GJKKO-së u tha se vendimi për të pandehurit do të jepet në seancën që do të mbahet më 19 dhjetor në orën 14:00.

Shqyrtimi gjyqësor në Apel u hap me kërkesë të avokatëve të të pandehurve, që kërkuan edhe marrjen e disa dëshmive dhe provave të reja, por edhe me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. SPAK kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre.

Me vendimin e Shkallës së Parë, u dënuan me burg Lefter Koka, Alqi Bllako, Klodian Zoto dhe 12 të pandehurit e tjerë për këtë aferë. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite dhe Alqi Bllako me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës. Për Bllakon, SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg, por Bllako mori pafajësi për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”.

inceneratori i fierit alqi bllako spak apeli i gjkko

Sondazh

Poll