Aktualitet

Kushte të qëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës nga orët e mesditës me vranësira deri mesatar.

4 Dhjetor 2024, 07:16 Nga N.F
Kushte të qëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANË- Për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës nga orët e mesditës me vranësira deri mesatar.


Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 9°C
në zonat e ulëta -1 deri 20°C
në zonat bregdetare 8 deri 20°C
Faleminderit që na ndiqni!

parashikimi i motit

Sondazh

Poll