Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet 33-vjeçari në Cërrik, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

4 Dhjetor 2024, 10:20 Nga r.ll
Në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në
pamje nga arrestimi

CËRRIK- Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Cërrik. Në pranga është vënë Albano Saliu. Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 33-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, 33-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u mundësua kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. S., 33 vjeç, banues në Cërrik.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 33-vjeçarit.

cerrik albano saliu

Sondazh

Poll