Aktualitet

Përplasja me armë në Kallmet/ Prokuroria e Lezhës jep pretencën për Besnik Simonin dhe Altin Markun, ja sa vite burg kërkon për secilin

Për Altin Markun është kërkuar dënimi me 28 vite burg për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit"

4 Dhjetor 2024, 09:38 Nga r.ll
Përplasja me armë në Kallmet/ Prokuroria e Lezhës jep
marku, simoni

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën lidhur me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të viti 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish- kreu i Njësisë Administrative, Besnik Simoni.

Prokuroria ka kërkuar që Besnik Simoni të shpallet fajtor dhe të dënohet me 12 vite burg, për veprat penale "Vrasja ne kapërcim te kufijve të mbrojtjes se nevojshme" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Vuajtja e dënimit për të dënuarin Besnik Simoni është kërkuar të bëhet ne nje burg te sigurisë së zakonshme.

Ndërkohë për Altin Markun është kërkuar dënimi me 28 vite burg për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Vuajtja e dënimit për të dënuarin Altin Marku është kërkuar të bëhet në një burg te sigurisë së lartë.

PRETENCA E PROKURORISË

Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, per vepren penale ‘Vrasja me paramendim’, parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 22 (njëzete e dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne një të vetëm duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Altin Marku me 28 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të dënuarin Altin Marku të bëhet ne një burg te sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj për veprën penale ‘Vrasja ne kapercim te kufijëve të mbrojtjes se nevojshme’, parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne nje të vetëm duke e denuar perfundimisht të pandehurin Besnik Simonaj, me 12 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për te dënuarin Besnik Simoni, te bëhet ne nje burg te sigurisë së zakonshme.

perplasja me arme ne kallmet altin marku besnik simoni

Sondazh

Poll