Aktualitet

Zbardhen 16 raste vjedhjesh në disa biznese në Tiranë, vihet në pranga një 32-vjeçar (EMRI)

Në pranga ka përfunduar Ergi Gjeçi, banues në Tiranë.

4 Dhjetor 2024, 08:52 Nga r.ll
Zbardhen 16 raste vjedhjesh në disa biznese në Tiranë, vihet
autori i vjedhjeve

TIRANË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas dyshohet se është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar Ergi Gjeçi, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pas finalizimit të operacionit policor të koduar "Cases". 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Cases", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Zbardhen dhe dokumentohen 16 raste vjedhjesh, në disa biznese të ndryshme. Arrestohet një 32-vjeçar, autor i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Cases".

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

ergi gjeçi policia e tiranes

Sondazh

Poll