Aktualitet

Do të vriste Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullën në Vlorë, SPAK dërgon për gjykim Amarildo Nikollin

Hetimet e SPAK zbuluan se krimi do të kryhej për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

4 Dhjetor 2024, 09:45 Nga r.ll
Do të vriste Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullën në Vlorë,
amarildo nikolli

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të Amarildo Nikollit (Xhanej), i cili akuzohet se donte të ekzekutonte Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullën në Vlorë. Hetimet e SPAK zbuluan se krimi do të kryhej për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

Vrasja e dyshes do të ekzekutohej nga Nikolli me porosi të Leonard Luzit. Ndërkohë edhe të pandehurit Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno ishin në rolin e ndihmësit. Këto dy të fundit kanë dërguar armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, e kanë ndihmuar në terren për gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin, në largimin nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit.

Leonard Luzi, porositësi vrasjes Hajrullës dhe Matodashajt, u ekstradua nga Spanja më 9 nëntor të këtij viti. Ai u vu në pranga më 18 korrik , ndërsa arrestimi i tij nuk erdhi direkt për llogari të autoriteteve shqiptare. Ai u arrestua nga autoritetet spanjolle sepse asokohe kishin marrë informacion se Luzi, i cili përdorte tjetër identitet në shtetin e Spanjës, po organizonte vrasjen e një shtetasi shqiptar në Spanjë. Më pas u lokalizua dhe arrestua në ishullin e Ibizës.

Pas ndalimit, gjatë marrjes së shenjave të gishtave, u zbulua se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar dhe se bëhej fjalë për shtetasin Leonard Luzi. Drejtësia spanjolle e cilëson Leonard Luzi si anëtar të një organizate kriminale në Spanjë për kryerjen e “krimeve të rënda kundër personit”, funksionet kryesore të së cilës ishin udhëzimi për kryerjen e vrasjeve, rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve mes tyre si dhe jep udhëzime se si të lokalizohen objektivat dhe t’i vrasin ato.

Leonard Luzi i njohur me nofkën “Daku” u përmend edhe nga motrat Nikolli se kishte pasur përplasje edhe me Nuredin Dumanin. Sipas burimeve policore Leonard Luzi u përfshi në aktivitete kriminale para shumë vitesh në fushën e vjedhjeve dhe të grabitjeve. Më vonë ai u bashkua me bandën e Did Çamit, Dritan Veselit, Sokol Sinomatit dhe Armando Sulejmanit alias Çipurit në Vlorë.

amarildo nikolli spak

Sondazh

Poll