Aktualitet

Organizonin baste sportive online, arrestohet 4 persona në Tiranë, procedohet penalisht edhe dy të tjerë

Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pas një operacioni për identifikimin e subjekteve me aktivitet të paligjshëm të organizimit të basteve sportive. 

4 Dhjetor 2024, 10:51 Nga N.F
Organizonin baste sportive online, arrestohet 4 persona në Tiranë,
Baste

TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pas një operacioni për identifikimin e subjekteve me aktivitet të paligjshëm të organizimit të basteve sportive. 

Policia bën me dije se të arrestuarit janë 49-vjeçari me inicialet I. P., 19-vjeçari me inicialet Xh. A., 36-vjeçari me inicialet E. C. dhe 32-vjeçari me inicialet E. R. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjetë. Mësohet se janë sekuestruar 5 celularë dhe një kompjuter.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Bad spin 7".

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: I. P., 43 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, E. C., 36 vjeç, dhe E. R., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. R., G. H. dhe A. M. 5 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë.

baste sportive arrestime ne tirane

Sondazh

Poll