Politike

Shefi i Zyrës së BE-së përsërit thirrjen e Borrellit pas takimit me Kurtin: U informuam për zhvillimet për sulmin e së premtes

Gjatë fjalës së tij Orav ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai tha se dënojnë ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër-Lepenc.

2 Dhjetor 2024, 11:18 Nga N.F
Shefi i Zyrës së BE-së përsërit thirrjen e Borrellit
Orav

KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav ka folur për media pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me sulmin në Zubin Potok. Gjatë fjalës së tij Orav ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai tha se dënojnë ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër-Lepenc dhe e ka quajtur ngjarjen sabotazh e akt terrorist.

Orav teksa thekosi se thirrja e Borrellit ishte e qartë. Ai shtoi se gjatë takimit me Kurtin u njoftuan me zhvillimet e fundit mbi sulmin.


“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri pati mundësinë të na informojë për zhvillimet e së premtes mbrëma. Nga ana e Bashkimit Evropian, Borrelli ka bërë një thirrje të qartë që nuk do ta përsëris sepse dihet tashmë”, tha Orav.

orav be kosove sulmi ne zubin potok

Sondazh

Poll