Politike

Shpërthimi në Zubin Potok/ Sveçla: Nëse dikush mendon se do ta lëmë me kaq, e ka gabim! Përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë

Sveçla tha se policia po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e arrestimin e autorëve të përfshirë në ngjarje. Ai shtoi se ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturë ndërsa theksoi se nuk do ta lënë me kaq. Ministri tha se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë ndërsa urdhëruesit e sulmit do të marrin barrën politike.

1 Dhjetor 2024, 15:38 Nga N.F
Shpërthimi në Zubin Potok/ Sveçla: Nëse dikush mendon se
Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur sërish para mediave në lidhje me sulmin e regjistruar në kanalin e ujit “Ibër-Lepenci”. Ai gjithashtu foli edhe për aksionin e ri policor në veri. Zveçla së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë qëndruar gjatë ditës në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku kanë parë nga afër punimet në kanalin e Ibër-Lepencit.

Sveçla tha se policia po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e arrestimin e autorëve të përfshirë në ngjarje. Ai shtoi se ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturë ndërsa theksoi se nuk do ta lënë me kaq. Ministri tha se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë ndërsa urdhëruesit e sulmit do të marrin barrën politike.

“Nuk jam në ngjarje dhe detaje se çfarë është duke ndodhur. Unë e di që policia po e vazhdon punën e saj. Realisht, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike. Nëse dikush mendon se ne do ta lëmë me kaq, e ka shumë gabim. Institucionet e sigurisë dhe hetimet do të zbulojnë krejt çka ka ndodhur dhe kush e ka kryer këtë, patjetër se përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë, kurse përgjegjësit apo urdhërdhënësit e tyre patjetër që do të marrin barrën politike”, ka thënë Sveçla.

Policia e Kosovës po vazhdon me bastisje në zona të ndryshme. Mësohet se aktualisht ata janë duke zhvilluar bastisje në Varagë të Zubin Potokut, përkatësisht në disa zona përreth vendit të incidentit.

xhelal svecla shperthimi ne zubin patok

Sondazh

Poll