Politike

"Ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me përgjimet e SKY ECC", Berisha: Viktima në Ndroq ishte dëshmitar në coptimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit

Më tej Berisha ka ndarë pjesë nga përgjimet mes Altin Hajrit dhe ish-deputetit Jurgis Çyrbja teksa ai tregon se i është arrestuar kunati i tij. Berisha shton se komunikimet mes Hajrit dhe Çyrbjes përfshijnë edhe një kërkesë për ndihmë në parandalimin e një arrestimi të mundshëm të Hajrit, bazuar në informacione që ai pretendonte të kishte marrë nga burime të brendshme. 

1 Dhjetor 2024, 21:10 Nga N.F
"Ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me përgjimet e SKY
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit, Alfred Dedja. Berisha në reagimin e tij u shpreh se ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me pergjimet e SKY ECC.

Më tej Berisha ka ndarë pjesë nga përgjimet mes Altin Hajrit dhe ish-deputetit Jurgis Çyrbja teksa ai tregon se i është arrestuar kunati i tij. Berisha shton se komunikimet mes Hajrit dhe Çyrbjes përfshijnë edhe një kërkesë për ndihmë në parandalimin e një arrestimi të mundshëm të Hajrit, bazuar në informacione që ai pretendonte të kishte marrë nga burime të brendshme. 

Berisha shtoi se personi që u ekzekutua sot nga vrasesi që u lirua nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jang Prengës. Ai shtoi se viktima në Ndroq ishte dëshmitar në coptimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit.

Reagimi i Berishës:

Lidhja Dumani-Hajri. Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!” Ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me pergjimet e SKY ECC!


“Kunati im është kapur me pistoletë... Të paktën të ndryshojnë versionin, të lirohet një prej tyre... Do japim 20 mijë euro, vetëm ta mbyllim këtë punë,” i kishte shkruar Hajri ish-deputetit, duke theksuar se urgjenca e çështjes kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Më tej, komunikimet mes Hajrit dhe Çyrbjes përfshijnë edhe një kërkesë për ndihmë në parandalimin e një arrestimi të mundshëm të Hajrit, bazuar në informacione që ai pretendonte të kishte marrë nga burime të brendshme. Emri i një personi të quajtur “Olsi” aktualisht prokuror ne SPAK,përmendet në komunikimet, si një individ që dyshohet se ka dhënë ndihmë vendimtare në rastin e Hajrit!
Personi që u ekzekutua sot nga vrasesi që u lirua nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jang Prengës! Viktima në Ndroq ishte dëshmitar në coptimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit!

"Ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me përgjimet e SKY

berisha vrasja e alfred dedjas

Sondazh

Poll