Politike

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po të arrihej qëllimi, pasojat do të ishin marramendëse!

Sipas Kurtit nëse ky sulm do të realizohej në mënyrë të duhur do të shkaktonte edhe probleme në energjinë elektrike, në ngrohje përveç problemeve me ujin.

1 Dhjetor 2024, 19:10 Nga N.F
Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po të arrihej qëllimi,
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për media ku ka folur në lidhje me sulmin në Zubin Potok. Gjatë fjalës së tij Kurti u shpreh se Serbia po kopjon metodat ruse për ta dëmtuar Kosovën. Ai shtoi se edhe Rusia ka sulmuar infrastrukturën e Ukrainës në këtë mënyrë. Kurti shtoi se qëllimi i këtyre sulmeve është që popullsia të vihet përballë kushteve jetike të minimumit të ekzistencës dhe në këtë mënyrë të dëmtohet shëndeti, jeta dhe siguria e qytetarëve.

“Ky sulm duket që ka ndërlidhje me fedaratën ruse ndaj Ukrainës. Qëllimi është që popullsia të vihet përballë kushteve jetike të minimumit të ekzistencës dhe në këtë mënyrë të dëmtohet shëndeti, jeta dhe siguria e qytetarëve. Në të njëjtën kohë kemi sulmin në ndërtesën e komunës në Zveçan dhe sulmet në Ukrainë. Në Zveçan sulmi në stacionin policor dhe tash së fundmi infrastruktura kritike sikurse në Ukrainë”, u shpreh Kurti.

Më tej ai shtoi se gjatë bastisjeve u gjetën dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse. Kurti theksoi se këto emblema ju përkasin njësive të veçanta ruse. Sipas Kurtit nëse ky sulm do të realizohej në mënyrë të duhur do të shkaktonte edhe probleme në energjinë elektrike, në ngrohje përveç problemeve me ujin. Kurti gjithashtu thekosi se po të realizohej plani dëmet finaciare do të ishin shumë të mëdha.

“Për javë të tëra do të mbetëshim pa energji elektrike, dëmet direkte financiare do të ishin së paku 2.5 milionë në ditë për rrymë edhe 100 mijë në ditë për ujë,” shtoi ai.

“Pesha e pasojave të këtij sulmi, po të arrinte qëllimin e tij, do të ishte marramendëse. Ky sulm kishte për qëllim të shkaktonte dëme të pariparueshme në infrastrukturën e Kosovës. Ky do të shkaktonte për javë të tëra ndërprerje të prodhimit të energjisë nga Termocentrali Kosova B. Më tej, do të kishim ndërprerje të furnizimit të fabrikave të ujit, duke lënë pa ujë mbi 300 mijë qytetarë”, tha kryeministri i Kosovës.

kurti sulmi ne zubin potok

Sondazh

Poll