Politike

"Liderët opozitarë konsiderohen rrezik elektoral"/ Xhixho: Lirimi i Berishës, fitore e demokracisë!

Xhixho e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u rrëmbye në mes të dytës pa pasur akuzë ndaj tij.

1 Dhjetor 2024, 20:56 Nga E. D
"Liderët opozitarë konsiderohen rrezik
Erisa Xhixho

TIRANË- Zv presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, tha se lirimi nga GJKKO i Sali Berishës është një fitore e demokracisë. Xhixho e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u rrëmbye në mes të dytës pa pasur akuzë ndaj tij. Gjithashtu ajo u shpreh se Meta dhe Berisha kanë pasur masa sigurie, për shkak se shikohen si rrezik elektoral.

Lirimi i Berishës është një fitore e demokracisë. Masa ndaj Berishës ishte antikushtetuese. Lirimi i Sali Berishës është pranuar edhe nga Gjykata Europiane e Drejtësisë. Në SHBA, Trump ka pasur 94 akuza penale dhe kjo nuk e ka penguar atë që të zgjidhet president. Gjyqësori në SHBA ka thënë se nuk jep vendime, për sa kohë mund të ketë vendime elektorale. Në Shqipëri, afër zgjedhjeve, Meta rrëmbehet në mënyrë antikushtetuese. Meta nuk ka rrezik sepse gjithmonë është përgjigjur para drejtësisë, por rreziku i tij dhe Berishës është elektoral. Meta u rrëmbye në mes të ditës pa asnjë akuzë. Te rasti i z Meta, ka pasur shumë shkelje dhe procesi do ndiqet edhe në Strasburg. Shqipëria është në situatë dramatike dhe duhet ndërgjegjësim i gjithë shoqërisë”, tha Xhixho.

erisa xhixho

Sondazh

Poll