Politike

Shpërthimi në kanalin e ujit në Zubin Potok, Kurti zhvillon sot takim me ambasadorët e huaj në Kosovë

Pas takimit Hovenier pritet t’i drejtohet mediave e dhe do të flasë për sulmin e fundit në veri.

2 Dhjetor 2024, 10:19 Nga r.ll
Shpërthimi në kanalin e ujit në Zubin Potok, Kurti zhvillon sot
foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon paraditen e sotme takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier si dhe ambasadorët e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë.

Lajmi për takimin u bë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i cili po ashtu njoftoi se Kurti po zhvillon takim edhe me vendet e QUINT-it. Pas takimit Hovenier pritet t’i drejtohet mediave e dhe do të flasë për sulmin e fundit në veri.

Shpërthimi në mbrëmjen e 29 nëntorit ndaj kanalit në fshatin Varragë të Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke sjellë rrjedhje të ujit jashtë kanalit. Si pasojë disa pjesë të vendit u përballën me reduktime uji.

Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, rajonet e Mitrovicës si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

albin kurti

Sondazh

Poll