"Buxheti antisocial i Qeverisë", Xhixho: 777.2 miliard lekë për projektet korruptive, ndërsa arsimi dhe shëndetësia nuk buxhetohen
Xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi në lidhje me buxhetin e viti 2...
Ai tha se ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar tashmë që sipas tij Shqipëria është kthyer në një "kartel droge".
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka thnë sot se kryeministri Edi Rama ka dërguar mesazhe të shumta ndaj deputetëve gjermanë kundër rezolutës së miratuar nga Partitë Popullore Europiane për qeverisjen aktuale në Shqipëri.
Në një lidhje për Syri Tv, ai tha se ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar tashmë që sipas tij Shqipëria është kthyer në një "kartel droge". Më tej u shpreh se lidhjet e "kryeministrit me krimin janë të frikshme dhe të pranueshme nga të gjithë".
"Nga tre burime të ndryshme, që prej ditës së djeshme jemi vënë në dijeni që Edi Rama u ka shkruar personalisht, dhe mbaj përgjegjësi të plotë për këtë që ju them, personalisht, u ka shkruar në numrat e tyre privatë, një mesazh copy paste dhe duke ju kërkuar që këtë mesazh të ja dërgojnë Manfred Veber, presidentit të Partive Popullore Europiane, si një shenjë reagimi ndaj rezolutës së paraqitur javën e kaluar në samitin e PPE-ve, nga Partia Demokratike e Shqipërisë, për tu miratuar.
Dhe reagimi është i çuditshëm. Sa herë ne kemi dërguar rezoluta në PPE, apo në organizata të tjera të rëndësishme, ka patur që na kanë lëvizur ndonjë fjali, ka pasur redaktime dhe ndonjë votë kundër. Kjo është hera e parë që përgjigja ndaj Edi Ramës vjen duke miratuar njëzëri në unison të gjithë partitë pjesëmarrëse të PPE-ve rezolutën e paraqitur nga PD, dhe vjen pas rezolutës së miratuar në Kamboxhia e cila ishte një rezolutë dhe më e ashpër.
Paniku që ka pasur Edi Rama duke ju kërkuar deputetëve të Bundestagut Gjerman, se ka kujtuar se flet me Endri Fugën dhe Carlo Bollinon, nuk e di me kë ka kujtuar se po flet, duke i dërguar mesazhin gati, dhe duke ju kërkuar deputetëve që të ja bënin copy paste mesazhin e tij. Efekti i prodhuar nga mesazhi ka qenë tërësisht i kundërt ndaj Edi Ramës.
Lajmi i keq për Edi Ramën është se maskat i kanë rënë kudo, në Europë, apo botë dhe sigurisht nuk ka më ndërkombëtar që nuk është ndërgjegjësuar që Shqipëria me Ramën është kthyer në një kartel droge, është kthyer në një kryeministër të lidhur ngushtësisht me krimin e organizuar dhe bandat e trafikut të drogës dhe Edi Rama përbën një rrezik shumë të madh, për Shqipërinë dhe më gjerë, sepse lidhjet e tij me krimin janë të frikshme dhe të pranueshme nga të gjithë. Partnerët tanë e dinë të vërtetën për Edi Ramën", tha Këlliçi.
Xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi në lidhje me buxhetin e viti 2...
donika gervalla KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një viz...
albin kurti PREKAZ- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz për hom...
vjosa osmani PREKAZ- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në homazhet në Kompleksin Memorial “Adem J...
Edi Rama VLORA- Kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Drita...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se është besimplotë që PD do t'i realizojë q...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për që ai e quan 'narkoshtet', fuqia korruptive e të cilit sipas tij &eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka krahasuar situatën e tanishme me periudhën e pas Pavarësis&...
Ervin Hoxha TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, 10 ditë pas ngjarjes së...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në këto momente kritike për vendin, qytetarët m&...