Politike

VIDEO/ Rama në Vlorë, inspektim në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Do t’i japë një shtysë të re turizmit

Gjatë inspektimit Rama tha se ambicia është të bëjnë një një qendër teknologjike me mundësi për të mirëpritur një pjesë të vogël nga ajka e inovacionit të SHBA dhe Europës.

28 Nëntor 2024, 14:08 Nga M.B
VIDEO/ Rama në Vlorë, inspektim në kantierin e Qendrës
Edi Rama

VLORA- Kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli kanë inspektuar punimet në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal. Gjatë inspektimit Rama tha se ambicia është të bëjnë një një qendër teknologjike me mundësi për të mirëpritur një pjesë të vogël nga ajka e inovacionit të SHBA dhe Europës. Ai shtoi se kjo qendër do t’i japë një shtysë të re truizmit në Vlorë.

“Ambicia është të bëjmë një qendër teknologjike ku të kemi mundësi të mirëpresim një pjesë të vogël nga ajka e inovacionit të SHBA dhe Europës në kushtet e jashtëzakonshme që ka Vlora, Shqipëria, por edhe me gjithë legjislacionin përkatës, duke e bërë këtë pjesë të instrumentit financiar të parqeve teknologjike, që tu krijojë mundësinë të jetë një vatër inovacioni dhe rinore për të rinjtë nga Shqipëria dhe gjitha llojet e gjuhëve të kontinenteve. Patjetër do t’i japë një shtysë të re truizmit në Vlorë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2024, 11:50 Klodian Tomorri

Inceneratori i Plarent Ndrecës

TIRANË- Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme n...