Politike

Berisha: Për sa kohë Amerika do të udhëheqë botën e lirë, PD do të mbetet një forcë e frymëzuar prej saj

Ai tha se pas 5 nëntorit doli me gjithë madhështinë e saj Amerika e vlerave.

28 Nëntor 2024, 13:10 Nga M.B
Berisha: Për sa kohë Amerika do të udhëheqë botën
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në këto momente kritike për vendin, qytetarët më pro amerikanë u ndodhën para një të papriture që nuk e kishin menduar ndonjëherë, por, sipas tij, zgjodhën të vërtetën. Ai tha se pas 5 nëntorit doli me gjithë madhështinë e saj Amerika e vlerave. Berisha shtoi se për sa kohë Amerika do të udhëheqë botën e lirë dhe do të shkëlqejë me shembullin e lirisë, PD do të mbetet një forcë e frymëzuar prej saj.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, në këto momente kritike për vendin, qytetarët më pro amerikanë u ndodhën para një të papriture që nuk e kishin menduar ndonjëherë, por zgjodhën të vërtetën, zgjodhën vlerat, zgjodhën traditën, zgjodhën atdhetarinë. Kaluan dy tre vite, por sot u pa. Pas 5 nëntorit doli me gjithë madhështinë e saj, Amerika e vlerave se ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, një Amerike që merrte përsipër të kryente grusht shteti në një vend partner.

Që merrte përsipër të krijonte një drejtësi krejtësisht në funksion të diktarotit. Që merrte përsipër të sillte praktikat e shpërbërjes së familjes. Dua të ndiheni të lehtësuar, se qëndruat për ato vlera të cilat i rikthej në piedestal, kombi i madh, kombi i lirisë. Dhe sot, dhe asnjëherë, ju nuk u bëtë, nuk u shndërruat në anti amerikan, përkundrazi për sa kohë Amerika do të udhëheqë botën e lirë dhe do të shkëlqejë me shembullin e lirisë, PD do të mbetet një forcë e frymëzuar prej saj.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2024, 11:50 Klodian Tomorri

Inceneratori i Plarent Ndrecës

TIRANË- Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme n...