Politike

Pavarësia e Shqipërisë dhe ditëlindja e Adem Jasharit, Osmani në Prekaz: Do të mbrojmë në mënyrë të pakompromis çdo cep të republikës sonë

Ajo tha se 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është simbiozë e disa datave historike për kombin shqiptar.

28 Nëntor 2024, 15:59 Nga r.ll
Pavarësia e Shqipërisë dhe ditëlindja e Adem Jasharit,
vjosa osmani

PREKAZ- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se liria dhe pavarësia e Kosovës do të mbrohen në mënyrë të pakompromis. Më tej shtoi se 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është simbiozë e disa datave historike për kombin shqiptar.

Presidentja u shpreh se u betua sërish para varreve të familjes Jashari se do të mbrojnë çdo cep të Kosovës si dhe lirinë e pavarësinë e vendit.

“Kjo festë është simbiozë e disa datave historike për kombin tonë. Natyrisht shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë por njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997, na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qëndresës historike. Edhe një herë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jashari dhe familjes Jashari, por për t’u betuar para varreve të tyre prej vendit ku ata prehen përjetësisht që do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis çdo cep të republikës sonë. Do ta mbrojmë në mënyrë të pakompromis lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët kudo që jetojnë ata të kenë të drejtat e garantuara”, tha ajo.

vjosa osmani ne prekaz kompleksi memorial adem jashari

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2024, 11:50 Klodian Tomorri

Inceneratori i Plarent Ndrecës

TIRANË- Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme n...