Politike

VIDEO/ Gafa e ministres Gërvalla në Mitrovicë, ngatërron stërnipin e Isa Boletinit me kryetarin e Zveçanit

Në video dëgjohet që një nga të pranishmit i thotë se kryetari është brenda.

28 Nëntor 2024, 18:03 Nga r.ll
VIDEO/ Gafa e ministres Gërvalla në Mitrovicë, ngatërron
donika gervalla

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një vizitë në Zveçan të Mitrovicës së Veriut.

Gërvalla është pritur nga stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi, ku gjatë përshëndetjes me të, ajo ka bërë një gafë duke e ngatërruar me kryetarin e komunës, Ilir Pecin.

Gërvalla i drejtohet “si jeni kryetar”, ndërsa Gazmend Boletini i thotë që është stërnipi i Isa Boletinit. “Ah okej, më fal”, ishte përgjigja e ministres që siç duket edhe në videon e mëposhtme e kalon duke qeshur. Po ashtu në video dëgjohet që një nga të pranishmit i thotë se kryetari është brenda.

donika gervalla zvecan gazmend boletini

Sondazh

Poll