28 Nëntor 2024, 13:28
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se është besimplotë që PD do t'i realizojë qëllimet e veta. Ai tha se forca politike që drejton është shpresa e fundit dhe kurrë historia nuk do t'i falë, nëqoftëse ata, sipas tij, nuk shpëtojnë shqiptarët nga ajo që e quan narkodiktaturë. Berisha kujtoi dhe një herë aktin e shpalljes së Pavarësisë duke thënë se 28 nëntori sjell në mendje vështirësitë e jashtëzakonshme në të cilën Ismail Bej Vlora dhe bashkëpunëtorët e tij, guxuan, ndërkohë që i përkrahte vetëm një shtet në botë, kundër të gjithëve të ngrejë flamurin e Skënderbeut në Vlorë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq! Diktaturat ka vetëm dy rrugë për largimin e tyre, ose me armë, ose me mosbindje civile dhe votë. Ne jemi Parti Demokratike, ne jemi parti jo e dhunës, ne jemi parti e vlerave, mosbindjes civile, votës së lirë. Rruga që kemi nisur është rruga drejt fitores. Hapa shumë të mëdha janë bërë, ishim forca politike, padrejtësisht më e izoluar në Europë, megjithëse mbronim vlerat më të çmuara evropiane në vendin tonë, por ne nuk u tërhoqëm.
Ne vazhduam të bindur se po mbrojmë jo vetëm vlera për shqiptarët, specifike, por dhe për të tjerët. Dhe sot mblidhemi në një kohë kur kemi marrë mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare në tërë ekzistencën tonë. Sot regjimi i Tiranës është ndëshkuar ndërkombëtar nga partitë e qendrës së djathtë, sa asnjë regjim tjetër, pas atij të Koresë së Veriut dhe ndonjë diktature tjetër. Por sot të gjitha këto janë frymëzim dhe kushtrim për ne. Të vazhdojmë sepse e vërteta është, jemi shpresa e fundit dhe kurrë historia nuk do të na falë, nëqoftëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë.
Kam shumë besim, jam besimplotë që ne do të realizojmë qëllimet tona. Kjo ditë po të rikthehesh 112 vjet më parë, me vështirësitë e jashtëzakonshme në të cilën Ismail Bej Vlora dhe bashkëpunëtorët e tij, guxuan, ndërkohë që i përkrahte vetëm një shtet në botë, kundër të gjithëve të ngrejë flamurin e Skënderbeut në Vlorë. Në rast se i rikujtojmë trashëgimninë tonë, luftërat e Skënderbeut ndër më të pabarabartat asgjë nuk mund të na pengojë ne, për të arkivuar Edi Ramën në analet e turpit të historisë dhe të regjimit të tij dhe për të rikthyer shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin, fitoren e opozitës. Edhe njëherë gëzuar Ditën e Flamurit. Është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore!
sali berisha
Politike
28 Nëntor 2024, 13:21
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për që ai e quan 'narkoshtet', fuqia korruptive e të cilit sipas tij &eum...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:21
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka krahasuar situatën e tanishme me periudhën e pas Pavarësis&...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:16
I.A
Ervin Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, 10 ditë pas ngjarjes së...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:10
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në këto momente kritike për vendin, qytetarët m&...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:00
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë se&nb...
Politike
28 Nëntor 2024, 11:52
M.B
Flamuri shqiptar
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar me anë të një postimi në rrjetet sociale të ...
Politike
28 Nëntor 2024, 11:50
Klodian Tomorri
TIRANË- Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme n...
Politike
28 Nëntor 2024, 11:19
I.A
Noka
VLORË- Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka komentuar lirimin e kreut të PD-së nga arresti s...
Politike
28 Nëntor 2024, 11:10
E. D
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë shqiptarët për Dit&eu...
Politike
28 Nëntor 2024, 11:17
I.A
Flamur Noka
VLORË- Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike bënë homazhe në Vlorë në Ditën...